Lajme
NATO jep udhëzime nuk lejon trazira në veri
KFOR-i i ka marrë udhëzimet nga NATO-ja që të përdorë të gjitha mjetet për të mos lejuar trazira në veri.
Si rezultat, trupa paqeruajtëse e NATO-s ka paralajmëruar institucionet e Kosovës që të mos i përdorin incidentet e fundit për nxitje politike, ngase KFOR-i nuk do të lejojë edhe një situatë të ngjashme me atë të marsit 2004.
“Na e ka bërë të qartë se KFOR-i do të mbrojë popullatën civile dhe se nuk do të kursehet për të ndaluar turmat e ngjashme si ato të vitit 2004”, ka thënë një zyrtar i lartë i institucioneve të Kosovës.
KFOR-i e vlerëson eksplodimin që mori jetën e Selver Haradinajt si të izoluar dhe pa prapavijë ndëretnike.
Ndërsa, paralajmërimet janë bërë në takimet e shumta të zyrtarëve të KFOR-it me ministra, me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe me presidenten Atifete Jahjaga. Mesazhin, veç të tjerash, e ka sjellë në Kosovë komandanti i NATO-s në komandën e Napolit, admirali Bruce W. Clingan.
Paralajmërimet e NATO-s janë vënë në praktikë në natën mes të enjtes dhe të premtes, kur një patrullë e njësisë speciale të PK-së, ROSU, që ishte nisur nga Peja si përforcim për njësinë në Mitrovicë, është përcjellë nga KFOR-i, duke u kujdesur që të mos lejojnë nisjen eventuale të tyre për në veri./albinfo&kohaditore/
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












