Bota
NATO-ja diskuton rrezikun e sulmeve kibernetike ruse
Britania e Madhe ka ndarë informacione me 16 aleatët e NATO-s për aktivitetet kibernetike të Rusisë, duke iu ndihmuar atyre të luftojnë kërcënimet kundër vendeve të tyre, tha sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
Gjatë fjalimit të tij në një konferencë për mbrojtjen kibernetike, të cilën NATO-ja po e mban në Londër, ministri Hunt akuzoi shërbimet e inteligjencës ruse për ndërmarrjen e një fushate globale për të kompromentuar rrjetet e qeverive.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se NATO-ja është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për t’ iu përgjigjur sulmeve kibernetike, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Duhet vetëm prekja e një butoni për të dërguar një virus që përhapet anembanë botës, por kërkon një përpjekje globale për ta ndaluar atë nga shkaktimi i kaosit”, tha Stoltenberg.
Vërejtjet e Hunt dhe Stoltenberg pasqyrojnë tensionin e vazhdueshëm mes Rusisë dhe Perëndimit, ku qeveritë kanë akuzuar Moskën për përdorimin e sulmeve kibernetike dhe aktivitetin në media sociale për të mbjellë grindje jashtë vendit dhe për të rritur ndikimin e saj global.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














