Kosova
NATO do të vazhdojë me misionin e saj KFOR në Kosovë
Zëdhënsja e NATO-s Oana Lungescu, dha shpjegime lidhur me telefonatën që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati me Sekretarin e Përgjithshëm I NATO-së, Jens Stoltenberg.
Sipas saj, ai e ka informuar z. Haradinaj se Këshilli I Aleancës Veri-Atlantike ka zhvilluar një diskutim fillestar lidhur me miratimin ditëve të fundit të ligjeve mbi tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sekretari i Përgjithshëm e ka informuar z. Haradinaj se, përderisa mandati i FSK po evoluon, Këshilli i Aleancës Veri-Atlantike do të rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në, për vitin e ardhshëm. NATO do të vazhdojë me misionin e saj KFOR, në mënyrë që të sigurojë një ambient të qetë e të sigurt në Kosovë’, deklaroi zëdhënsja e NATO-s.
Tutje, ajo theksoi se KFOR operon nën mandatin e dhënë nga OKB dhe ligjet mbi tranzicionin e FSK-së nuk do të ndikojnë në mandatin e tij, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch
Kujtojmë se Sekretari I Përgjithshëm I NATO-s ishte njëri prej kundërshatrëve kryesorë të transformimit të FSK drejt ushtrisë, me pretendimin se nuk është momenti I duhur në mungesë të një konsensusi të përgjithshëm
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












