Shqipëria
NATO deklaron se Shqipëria mbështet zyrtarisht anëtarësimin e Ukrainës
Presidenti i Ukrainës dhe kryeministri i Shqipërisë nënshkruan deklaratë të përbashkët për integrimin euro-atlantik të Ukrainës.
Mësohet se burime zyrtare nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë thanë për DW (21.09) se ”Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan një deklaratë të përbashkët për integrimin euro-atlantik të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se me deklaratën e nënshkruar nga presidenti ukrainas Zelensky dhe kryeministri shqiptar Rama, Shqipëria bëhet vendi i 25-të që zyrtarizon në mënyrë të qartë mbështetjen për anëtarësimin e Ukrainës në Aleancën Euro-Atlantike, theksojnë burimet nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije që në takimin dypalësh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi “zyrtarisht gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar Deklaratës së Përbashkët të G7-për mbështetjen e Ukrainës lidhur me dhënien e garancive të sigurisë”.
Me këtë njoftim zyrtar Shqipëria bëhet vendi i 29-të në listën e aleatëve të Ukrainës. Garancitë efektive të sigurisë duhet t’i jepen Ukrainës para se ajo të bëhet anëtare e NATO-s. Shqipëria kryeson për herë të dytë Këshilin e Sigurimit të OKB-së.
Ambasada Gjermane në Tiranë uron Shqipërinë
Shqipëria u bë anëtare e OKB-së më 14 dhjetor 1955. Për herë të parë ajo u bë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së më 1 janar 2022 me një mandat dyvjeçar 2022-2023. Pas qershorit 2022 ajo mori për herë të dytë, në shtator të këtij viti, presidencën njëmujore të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjë që përkon në kohë me drejtimin e një prej seancave më të rëndësishme në dekadën e fundit, atë kushtuar agresionit të paligjshëm dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Debati i nivelit të lartë synon të mobilizojë gjithë botën në përpjekjet e përbashkëta për të dënuar luftën në Ukrainë dhe rritur trysninë ndaj Rusisë për të kthyer rrugë dhe për t’i lënë vend nisjes së procesit të paqes së drejtë”, publikoi kryeministri Rama qëllimin e kësaj seance të drejtuar prej tij në sallën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju York.
“Shqipëria ka vendosur të verë theksin në nevojën thelbësore për një veprim efektiv shumëpalësh, si metoda më e mirë për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta, sidomos të paqes e sigurisë, si në diskutimin e Këshillit të Sigurimit (KS) ashtu edhe më gjerë, mes anëtarëve të Kombeve të Bashkuara” tha Kryeministri Rama, sipas Zyrës së Shtypit në Kryeministri.
Ambasada Gjermane në Tiranë i ka uruar suksese Shqipërisë në fillimin e presidencës së saj të dytë të KS të OKB-së, duke e cilësuar rolin e Shqipërisë si “një rol kyç në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore, zgjidhjes së konflikteve dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut në nivel global, përfshirë edhe agresionin rus në Ukrainë”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









