Lajme
“Natë tropikale”, këto vende në Zvicër u përballën me temperatura të larta
Përgjatë ditës, pothuajse në gjithë Zvicrën temperaturat një ditë më parë ishin mbi 30 gradë.
Gjithashtu, ishte nxehtë në vende të caktuara në Zvicër gjatë natës nga e hëna në të martën.
“Nuk ka pasur ftohje të vërtetë mbrëmë, temperaturat nuk kanë zbritur nën 20 gradë deri në orën 6 të mëngjesit, në Vevey temperatura më e ulët ka qenë edhe rreth 25 gradë”, shkruan MeteoNews, përcjell albinfo.ch.
Të hënën ishte sërish shumë nxehtë në Zvicër. Në vend janë shënuar temperatura të përhapura nga 30 deri në 36 gradë. “Liderë ishin Gjeneva dhe Sioni me 36.2 gradë, çka barazoi rekordin e temperaturës për Gjenevën për gjysmën e dytë të gushtit të shtunën e kaluar, më 19 gusht”, shkruan MeteoNews.
Një vështrim në parashikimin e SRF Meteo tregon se termometri nuk do të qëndrojë nën 30 gradë deri të premten.
“Të enjten ende vapë me 30 deri në 33 gradë. Pas kësaj ftohet, por sa shpejt dhe sa ftohet, është ende një pyetje e hapur”, thotë Sabine Balmer nga SRF Meteo, shkruan 20minuten.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











