Lajme
„Nata e kristaleve“ i kushton me përjashtim nga partia
Ndërsa Prokuroria e Cyrihut ka vendosur nisjen e një procedure penale kundër kuadrit të SVP-së, Alexander Müller
Një anëtar i një kryesie lokale të SVP-UDC-së është akuzuar se gjatë vikendit të kaluar ka shkruar në rrjetin scoial twitter një fjali me përmbajtje neonaziste. Në atë fjali ai thërriste për një “Natë tjetër kristalesh. Kësaj radhe kundër xhamive”.
Me këtë rast ai i referohej “natës së kristaleve” kur, në vitin 1938 nazistët kishin vrarë qindra hebrenj dhe kishin shkatërruar një numër sinagogash të tyre.
Pas zhurmës së shkaktuar në medie, rasti i “kristaleve” do të marrë edhe përfundimin e tij gjyqësor. Prokuroria shtetërore e Cyrihut ka vendosur nisjen e një procedure penale kundër kuadrit të SVP-së Alexander Müller, për shkelje të mundshme të nenit kundër racizmit.
Por, jo vetëm kaq. Pasi rasti është shndërruar në një skandal publik, edhe partia e Müllerit, SVP-UDC ka vendosur ta përjashtojë aktivsitin e deritashëm nga radhët e saj.
Me rastin e bastisjes së bërë në shtëpinë e tij, janë konfiskuar aparatet nga të cilat ai ka emetuar tweeterët e tij tashmë të inkriminuar, njofton prokuroria.
Autori ka thënë se mediet e kanë nxjerrë nga konteksti i “tweets”-it të tij.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











