Bota
Nahles jep dorëheqje nga partia dhe Bundestagu
Nahles ka vendosur që të hënën (3.06.2019) t'ua paraqesë krerëve të partisë SPD dorëheqjen e saj nga kreu i partisë
Kryetarja e SPD-së, Andrea Nahles, do të tërhiqet nga kreu i partisë dhe posti i kryetares së grupit parlamentar në Bundestag.
Në shpjegimin e saj Nahles thotë se “ajo ka marrë drejtimin e SPD-së në kushte shumë të rënda”. “Ne së bashku kemi vendosur të futemi në koalicionin qeveritar federal, kemi vendosur të marrim përgjegjësi për vendin tonë. Njëkohësisht po punojmë të bindim qytetarët dhe qytetarët me projektet tona. Këto janë sfida të mëdha për të gjithë ne”, shkruan Nahles, raporton DW.
Kryetarja e partisë SPD pohon se javën e kaluar sërish është vënë në pikëpyetje mbështetja e saj brenda partisë. Ndaj ka vendosur që gjendja të qartësohet. “Këtë javë kam kuptuar pas debateve të shumta se për ushtrimin e posteve që kam, nuk ekziston mbështetja e domosdoshme brenda partisë”, pohon Nahles, përcjell albinfo.ch.
Dorëheqjet, të hënën dhe të martën
Nahles ka vendosur që të hënën (3.06.2019) t’ua paraqesë krerëve të partisë SPD dorëheqjen e saj nga kreu i partisë. Ndërsa një ditë më vonë, të martën, do të japë dorëheqje edhe nga posti i kryetares së grupit parlamentar në Bundestag. “Në këtë mënyrë dua të hap rrugë për emërimin e pasardhësve në këto poste”, pohon Nahles, e cila shpreson se SPD do të rikthehet në rrugën e suksesit, sepse “vendi ynë ka nevojë për një SPD të fuqishme”.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









