Feja
Myslimanët shqiptarë dhe boshnjakë, më të moderuarit
63 për qind të egjiptianëve dhe të pakistanezëve e arsyetojnë dënimin me vdekje për braktisje të fesë, ndërsa në Shqipëri vetëm 1 për qind
Instituti amerikan për hulumtimin e opinionit publik “Pew” prej vitesh realizon sondazhe reprezentative në vendet me kulturë myslimane. Dhe këto sondazhe tregojnë se sa shumë dallime ka në mesin e këtyre vendeve. Kështu, pyetjes se a ka të drejtë femra të vendosë vetë për bartjen ose mosbartjen e shamisë, 87 për qind e meshkujve myslimanë të Kosovës dhe të Tunizisë i kanë dhënë përgjigje pozitive.
Por myslimanët nga Egjipti Irani dhe Afganistani mendojnë ndryshe. Atje vetëm 38 deri në 40 për qind të meshkujve ua njohin femrave të drejtën për të vendosur vetë.
Dallimet edhe më të mëdha janë te çështjet si poligamia, vrasjet e nderit, mbytja me gurë për tradhti bashkëshortore etj.
85 për qind të myslimanëve boshnjakë dhe 76 për qind të atyre tunizianë e konsiderojnë poligaminë të pamoralshme. Por në Jordani, të tillë e konsiderojnë vetëm 5 për qind ndërsa në Egjipt, gjashtë për qind.
“Vrasjet e nderit” i hedhin poshtë pa përjashtim 83 për qind të myslimanëve të Kazakistanit dhe të Indonezisë, por vetëm 24% të atyre të Afganistanit.
60 për qind të meshkujve myslimanë të Egjiptit janë shprehur në favor të mbytjes me gurë si dënim për tradhti bashkëshortore. Ndërkohë që te myslimanët turq kjo përqindje është vetëm 3 për qind.
Dallimet në botën myslimane janë mjaft të mëdha edhe sa i përket dënimit për myslimanët që braktisin fenë e tyre. 63 për qind të egjiptianëve dhe të pakistanezëve e arsyetojnë dënimin me vdekje për një veprim të tillë, shkruan diepresse.at. Në të njëjtën kohë në Shqipëri dhe në Kazakistan janë vetëm 1 për qind ata që mendojnë se ky dënim është i arsyeshëm.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











