Lajme
Mysafiri i infektuar e bën dasmën me mbi 200 veta, vatër të koronës
"Në Schwellbrunn është bërë një dasmë me mbi 200 të ftuar. Njëri ndër mysafirët e pranishëm, ka qenë me test pozitiv për koronavirus"
Në Schwellbrunn, Kantoni Appenzel Ausserrhoden, përqindja e njerëzve të infektuar me koronavirus në raport me popullsinë është veçanërisht e lartë. Statistikisht, mbi 1000 raste infeksioni për 100,000 banorë janë regjistruar në këtë komunë që ka afër 1600 banorë, shkruan tagblatt.ch.
Siç ka deklaruar drejtori shëndetësor i kantonit të Appenzell Ausserrhoden, Yves Noël Balmer në një konferencë për media, të paktën njëra nga arsyet për këtë shpërthim është sjellja e keqe e njerëzve në një dasmë, transmeton albinfo.ch.
“Në Schwellbrunn është bërë një dasmë me mbi 200 të ftuar. Njëri ndër mysafirët e pranishëm, ka qenë me test pozitiv për koronavirus. Masat e mbajtjes së distancës dhe ato higjienike nuk janë respektuar. Edhe pse nusja dhe dhëndri dinin për testin pozitiv të të ftuarot, ata nuk na kanë kontaktuar”.
Shumë njerëz kanë ditur për incidentin rreth dasmës, por nuk e kanë raportuar atë në kanton, përcjell albinfo.ch. Vetëm rastësisht është marrë vesh për këtë rrethanë, dy javë pas dasmës, ka thënë Balmer.
Gjatë dasmës, të ftuarit ishin dakorduar të mos testoheshin për të shmangur një karantinë të mundshme. “Një sjellje e tillë më inatos dhe tmerron”, thotë drejtori i shëndetësisë, transmeton albinfo.ch. Tani duhet të kontrollohen degëzimet ndividuale të virusit.
Disa nga të ftuarit më vonë kanë marrë pjesë në një “Oktoberfest” dhe aktivitete të tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











