Bota
Mynihu i shpall luftë monopatinave elektrike
Mynihu i ka shpallur luftë monopatinave elektrike. Mjetet qarkullojnë në qytetin gjerman që prej qershorit, por po krijojnë shumë probleme.
430 vetë janë arrestuar për ngarjen e tyre në gjendje të dehur, pavarësisht se aplikacioni i marrjes së tyre me qera është aktiv prej vetëm pak muajsh. Situata mund të përshkallëzohet në vjeshtë, kur do të fillojë edhe Oktoberfest-i. Për këtë qëllim disa organizata dhe politikanë lokalë, i kanë kërkuar organizatorëve të ndalojnë monopatinat elektrike gjatë eventit.
Rreziku, sipas policisë është që qytetarët nuk janë në dijeni se rregullat e drejtimit në gjendje të dehur janë të njëjtat për çdo mjet që qarkullon në rrugë. Veç të tjerash, duhet marrë parasysh edhe rritja e numrit të aksidenteve të shkaktuara nga këto mjete.
Nga 22 incidente të shkaktuara nga monopatinat elektrike në Mynih, në dy prej tyre, drejtuesi ka qenë në gjendje të dehur. Ndërsa ka patur edhe shumë ndalime për mosrespektim të semaforëve apo se drejtonin mjetin me dy rrota duke përdorur telefonin celular.
Për momentin, në qytet qarkullojnë 3 mijë monopatina elektrike që mund të përdoren me qira, përmes një aplikacioni. Në të gjithë Gjermaninë, këto mjete mund të qarkullojnë me shpejtësi 20 km në orë dhe nuk mund të përdoren në trotuarë. Por këto kufizime, nuk i kënaqin të gjithë, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











