Lajme
Mbyllet Muzeu i Louvret, për shkak të koronavirusit
Dashamirët e artit u lanë në radhë para muzeut të Louvret në Paris të dielën në mëngjes, pasi stafi vendosi të mbajë një takim lidhur me shpërthimin e koronavirusit, njofton Reuters.
Turistë të shumtë para muzeut më të vizituar në botë, ku qëndrojnë disa prej veprave të artistëve më të mëdhenj, nisën të shprehin mllefin me këtë mbyllje të Louvret.
Një zëdhënëse e muzeut në qendër të Parisit tha se ai pritej të hapej pas takimit mes menaxhmentit, personelit dhe mjekut të personelit.
Ajo shtoi se muzetë nuk janë të prekur nga urdhri i Qeverisë së Francës, që ndalon tubimet publike në hapësira të mbyllura me më shumë se 5.000 njerëz.
Deri më tash, në Francë janë konfirmuar mbi 100 raste të personave të prekur me koronavirus.
Si rezultat i urdhrit të Qeverisë franceze, është anuluar edhe një gjysmëmaratonë e planifikuar të mbahej sot në Paris, e ku mendohej se do të merrnin pjesë më shumë se 40.000 vrapues, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











