Sport
Mustafi gëzohet për interesimin e Realit
"Kush nuk do të lumturohej nëse dëgjon për interesimin e Realit. Kjo do të thotë që kam treguar një nivel të lartë gjatë sezonit të kaluar. Nuk ka lojtar që nuk do të gëzohej”, ka thënë futbollisti shqiptar
Kampionia e Evropës, Reali Madridi po hedh sytë në tregun e transferimeve për një qendërmbrojtës që do të zëvendësonte Sergio Ramosin në rast se 29-vjeçari largohet për te Manchester Unitedi, shkruan albinfo.ch.
Nga Gjermania në Spanjë ka dalë në skenë emri i futbollistit shqiptar Shkodran Mustafi, aktualisht pjesë e Valencias në Primera Division. I pyetur për interesimin e mundshëm të Los Blancos, mbrojtësi i kombëtares gjermane u përgjigj: “Në këto momente jam me pushime, por kush nuk do të lumturohej nëse dëgjon për interesimin e Realit. Kjo do të thotë që kam treguar një nivel të lartë gjatë sezonit të kaluar. Nuk ka lojtar që nuk do të gëzohej”, ka thënë futbollisti shqiptar.
Kujtim Mustafi, babai i futbollistit, konfirmoi se ka pasur kontakte nëpërmjet telefonit në lidhje më një transferim të mundshëm të Shkodranit te Reali, por asgjë më shumë.
23-vjeçari mbërriti te Valencia sezonin e kaluar për tetë milionë euro dhe firmosi një kontratë që është e vlefshme deri në vitin 2019 me një klauzolë largimi që kap shifrën e 50 milionë eurove.
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










