Kosova
Mustafa: Pas zgjedhjeve, e miratojmë rezolutën për dialogun
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të ndodhë bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe se ajo mund të bëhet vetëm me një pajtueshmëri të gjerë të forcave politike, pas zgjedhjeve nacionale.
Ai në një postim në Facebook shkruan se Qeveria Haradinaj nuk ka vota e as fuqi politike për një marrëveshje të tillë dhe se për këtë sjellje, sipas tij, kjo qeveri është dashur të japë dorëheqje, e jo të manovrojë me dialogun si instrument i mbijetesës, përcjell albinfo.ch.
“Duke lexuar opinione të ndryshme, fitohet përshtypja se po bëhet garë se kush po i thotë më shumë e më fort Presidentit se e ka keq me përhapjen kokëfortë të teorive të tij shumë konfuze, por të rrezikshme, për korrigjim të kufirit me Serbinë, si zgjidhje e marrëveshjes përfundimtare. Qe e ka keq dhe gabim? E ka! Por shtrohet pyetja se kush ia dha shansin që ta ketë keq”, ka thënë Mustafa.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












