Lajme
Mustafa në Gjermani diskuton për reformën e Arsimit Profesional
Zëvendësministi i Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Nehat Mustafa, ka realizuar një vizitë pune në Mynih të Gjermanisë, me ftesë të Fondacionit për Avancim të Arsimit Profesional “Heimerer“.
Temë e takimit mes Mustafës dhe përfaqësuesve të Institucionit Heimerer, ishte avancimi i reformës së Arsimit Profesional në Kosovë dhe standardizimet përkitazi legjislacionit të Bashkësisë Evropiane.
“Pas një diskutimi intensiv lidhur me situatën aktuale të arsimit profesional në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky segment i arsimit, u diskutuan edhe format e mundshme të kooperimit me institucionet arsimore dhe profesionale në Gjermani, mundësia e organizimit të trajnimeve specifike të mësimdhënies, shkëmbimit të personelit arsimor dhe mundësisë së organizimit të vendpraktikave në Gjermani”, thuhet në kumtesën e MASHT-it.
Sipas kumtesës, pas takimit, Mustafa vizitoi një nga hapësirat e këtij institucioni arsimor në këtë qytet.
Themeluesi i këtij Fondacioni është “Heimerer schulen GmbH“, një institucion i Arsimit profesional me 11 qendra arsimore në Gjermani dhe një përvojë mbi 30 vjeçare në arsimin profesional në këtv shtet. Ky institucion arsimor nga viti 2010 ka themeluar gjithashtu një institucion të arsimit të lartë në Kosovë.
Zëvendësministri Mustafa takoi edhe Shoqërinë e Akademikëve Shqiptar “DIJA” sh.r.
Kjo shoqëri e regjistruar këtë vit tek organet përkatëse gjermane, mbledh në gjirin e saj një forum ekspertësh shqiptarë, kryesisht me qëndrim në Gjermani. Qëllim parësor i kësaj shoqërie është: Transferi i dijes dhe avancimi i Arsimit të Lartë përmes kooperimit me shtetet e evropës së bashkuar.
Kryetari i kësaj Shoqërie, Eshref Januzaj, e informoi Mustafën për formën e organizimit të Shoqërisë dhe synimet e saj. Një fokus i veçantë gjatë takimit u vu në formën e bashkëpunimit të kësaj shoqërie me MASHT-in dhe institucionet e tjera relevante në Kosovë, ndërkaq u dakordua për përpilimin e përbashkët të një memorandumi bashkëpunimi si hap të parë dhe puna e përbashkët në gjetjen e formave më të favorshme për bashkëpunim.
Në veçanti u diskutuan dy projekte aktuale: Korniza e modelit të mësimit plotësues për fëmijët shqiptar në shkollat gjermane dhe themelimi i rrjetit për avancimin e transferit të dijes dhe koperimin në arsimin e lartë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













