Kosova
Mustafa: Ligji për paga u miratua vetëm për vota
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa, ka vazhduar me kritika për koalicionin qeverisës lidhur më miratimin e Ligjit për paga që do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 120 milionë euro, e që po kundërshtohet edhe nga FMN-ja.
Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka thënë se të gjithë ata që po flasin për këtë nuk marrin vesh nga buxheti e ekonomia, por, sipas tij, po flasin për vota.
“Sipas kësaj bie se jemi më të zotët, më të diturit, më të mirët! Të tjerët në regjion, që janë më të zhvilluar sesa ne, nuk po dinë t’i rrisin pagat. Asnjëri prej tyre nuk flet për faktin se jemi vendi më i varfër në Evropë dhe në regjion, se mezi arrijmë të mbulojmë importin me 10 për qind eksport, se pagat në sektorin privat, ku kemi trefishin e të punësuarëve në krahasim me sektorin publik, janë shumë më të ulëta; jemi vendi me shkallën më të lartë të papunësisë prej rreth 30%, kurse nga rreth 2 miliardë të hyra buxhetore, mbi 1.4 miliard janë destinuar për paga dhe transfere sociale, duke ul kapacitetin për investime dhe zhvillim”, ka shkruar Mustafa.
Kryetari i LDK-së ka shtuar se nuk beson se Gjykata Kushtetuese do ta shpall këtë vendim si antikushtetues, sepse thotë se vetë Gjykata është më shumë jokushtetuese sesa kushtetuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













