Kosova
Mustafa i përgjigjet ftesës së Kurtit dhe Osmanit: LDK gjithmonë ka qenë e hapur për dialog
Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se do të jenë të hapur për biseda dhe dialog në konstituimin e institucioneve, përcjell albinfo.ch.
Përkundër këtij vullneti, Mustafa në një përgjigje për KP, ka thënë se nuk mund të flasë për gatishmërinë e kryetarit të ri, pas Kuvendit të së dielës, që menjëherë të hënën të takohet me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.
Duke iu përgjigjur ftesës së djeshme të këtyre të fundit, Mustafa nuk sheh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit.
Sipas tij, “LDK nuk është parti e barrikadave si të tjerët në të kaluarën, që kanë gjuajtur me gaz dhe mollotov, kur është dashur të bisedohet”.
“LDK gjithherë ka qenë e hapur për biseda dhe dialog. Nuk jemi barrikaduar si të tjerët dhe nuk i kemi gjuajtur të tjerët me gaz e me mollotov, kur është dashur të bisedojmë. Kuvendi është i të gjithëve, jo vetëm i atyre që janë renditur të parët. Nuk shoh asgjë të keqe nga bisedat për përgatitjen e konstituimit të Kuvendit. por se kur LDK do të jetë e gatshme të marrë pjesë, nuk mund të flas”, thotë Mustafa.
Në mbrëmjen e djeshme, në dyert e tri partive parlamentare shqiptare, PDK, LDK dhe AAK shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve.
Në humbjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqjen nga pozita e të parit të LDK-së, derisa të dielën e 14 marsit do të mbahet kuvendi i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












