Lajme

Mustafa emëron katër ministra të rinj

Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar sot katër ministra të rinj në detyrë.

Pasi disa ministra tashmë janë deputetë në legjislaturën e re, Mustafa ka emëruar për Ministër të Financave, zëvendësministrin e deritashëm Agim Krasniqi, për Ministre të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshin, për Mnistër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritashëm Hanefi Muharremin dhe Ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritashëm Safet Kamberi, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Mustafa pritet që së shpejti të marrë vendim edhe për emërimin e ministrave të tjerë.

Ministrat e rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ish-ministrat në detyrë, Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Lutfi Zharku dhe Arban Abrashi, janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës.