Futboll
Muriqi, ylli i mbrëmjes ndaj ‘Galaktikëve’
Vedat Muriqi shënoi ndaj Real Madridit, duke u shpallur Lojtari i Ndeshjes dhe mori vlerësime pozitive nga mediat spanjolle
Mallorca e Vedat Muriqit arriti të rrëmbejë një barazim të artë ndaj Real Madridit, në xhiron hapëse të edicionit 2024-25 në La Liga.
Golin e barazimit e shënoi Muriqi, i cili gjithashtu u shpall Lojtari i Ndeshjes.
“Ndihem tmerrësisht, shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të nisim kështu, me pikë. Ne e dimë se Real Madridi është një skuadër e madhe, se ata mund të jenë më të mirët në botë, dhe të fillojmë me një pikë, dhe aq më tepër kundër Madridit, është e mrekullueshme, e mrekullueshme për ne”, u shpreh sulmuesi nga Prizreni.
“Dhe akoma më i lumtur sepse pikën e shënoi pas golit të tij, që ka një kuptim të veçantë për të: “Duhet të jem i sinqertë, të shënosh një gol kundër Madridit është e mrekullueshme. E kam parë këtë në TV kur isha fëmijë, këtë ekip, këta lojtarë. Jam krenar për veten time, që kam shënuar një gol kundër Madridit, për ndarjen e fushës me këta yje botërorë, kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë”, tha tutje ai.
Muriqi tha se është gjithmonë e vështirë të luash lojëra në La Liga, por ka disa skuadra që kërkojnë më shumë, siç është Real Madridi.
“Nuk mund ta imagjinoni. Sapo i thashë Militaos që ‘ju jeni të gjithë shumë të shpejtë”. Lojtarë shumë të mirë, yje botërorë. Nga sot e tutje u uroj atyre dhe neve fat në rrugën tonë”, përfundoi Muriqi.
Edhe mediat spanjolle e kanë lavdëruar sulmuesin e Kosovës. “Muriqi i vendos kufijtë Real Madridit”, ishte titulli i të përditshmes spanjolle “Marca” që vazhdoi më poshtë.
“Mallorca shkatërroi algoritmet që i dhanë Madridit trofeun e ligës para se të fillonte sezoni i ri. Përballë fantazisë së Rodrigos dhe BMV-së (Belingam, Mbape dhe Vini Jr), mjaftuan “çadrat” anësore dhe Muriqi për të vënë kampionin në vend të tij”, ka shkruar ndër të tjera “Marca”.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












