Futboll
Muriqi flet për golin e shënuar dhe ofertat për të
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin vendimtar për skuadrën e tij në fitoren e ngushtë 2-1 ndaj Ankargucus
Vedat Muriqi ka vazhduar të shkëlqejë në futbollin turk me Fenerbahcen.
Sulmuesi i Kosovës ka shënuar golin vendimtar për skuadrën e tij në fitoren e ngushtë 2-1 ndaj Ankargucus.
Pas ndeshjes Muriqi ka folur për mediat turke, duke thënë se nuk është me rëndësi nëse shënon ose asiston, pasi suksesi i ekipit ka më shumë rëndësi.
“Nuk është me rëndësi nëse shënoj gol apo asistoj. Me rëndësi është që të kemi sukses si ekip. Jam i lumtur për golin e realizuar. Kemi marrë tri pikë të mëdha para derbit Galatasaray”, tha Muriqi që tregoi se dëshiron të realizojë gol edhe në derbin ndaj Galatasarayt.
“Do të doja të realizoja gol edhe në ndeshjen më të madhe në Turqi. Por, thashë më parë se puna në ekip është më e rëndësishme”, vazhdoi tutje kosovari.
Prizrenasi u pyet edhe rreth interesimit të skuadrave të mëdha, si Manchester United, Tottenham Hotspur, Atletico Madrid, Lazio, Napoli apo Fiorentina raporton Telegrafi.
“Sa i përket interesimeve të klubeve është normale pas paraqitjeve të mira. Por, aktualisht jam i fokusuar te klubi im. Dua të bëj histori me Fenerbahçen. Të ardhmes nuk i dihet”, përfundoi sulmuesi i Kosovës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













