Lajme
Murati uron mësimdhënësit e diasporës për 7 Mars
“Ne ju jemi shumë mirënjohës për atdhedashurinë tuaj, të cilën e dëshmoni duke u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe, përmes së cilës ata rriten duke e ruajtur identitetin kombëtar”, thotë Murati në urimin e ti për 7 Mars
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Ministri i Diasporës, Valon Murati, i uroi të gjithë mësimdhënësit që me përkushtim të jashtëzakonshëm kanë mbajtur gjallë mësimin shqip në diasporë. Ai thotë se “me gjithë zemër ju falënderoj për përkushtimin tuaj të jashtëzakonshëm për të mbajtur gjallë mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët tanë në diasporë”.
“Puna dhe përkushtimi juaj i pashoq është kontribut i jashtëzakonshëm për të ardhmen e fëmijëve dhe atdheut tonë të përbashkët. Ne ju jemi shumë mirënjohës për atdhedashurinë tuaj, të cilën e dëshmoni duke u mësuar fëmijëve gjuhën shqipe, përmes së cilës ata rriten duke e ruajtur identitetin kombëtar”, thotë Murati.
Duke iu uruar 7 Marsin, ditën e Mësuesit, ai vlerëson bashkëpunimin e mësimdhënësve të diasporës me institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa siguruar përkushtimin institucional për t’i mbështetur në rrugëtimit e e quan Murati, fisnik të mësuesit.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










