Kosova
Murati: Tremujori i dytë i 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale
Sot, ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se tremujori i dytë i vitit 2023 ka shënuar nivelin prej 110 milionë euro investime kapitale, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se krahasuar me vitin paraprak, ka më se dyfishim të dinamikës, gjë që pritet të shërbejë si impuls pozitiv edhe për rritjen e ekonomisë.
“Një fenomen tjetër që vërehet nga grafiku, është një shpenzim më i lartë në kategorinë e kapitaleve në Tremujorin 1 për disa prej viteve paraprake, por që është botërisht e ditur se në muajt e dimrit kushtet atmosferike nuk mundësojnë kryerje të punëve. Kjo sqarohet me faktin se në ata tremujorë, në fakt ka ndodhur pagesa e vonuar e faturave të vitit paraprak, gjë që ndikon negativisht edhe në likuiditetin e punëkryesve e edhe aktivitetin ekonomik në përgjithësi”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook.“Si qeveri, ka qenë zotim i yni që faturat do të paguhen me kohë në mënyrë që të mos shkaktohen probleme për punëkryesit, dhe ndryshimi vërehet edhe në uljen drastike të faturave të papaguara për më gjatë se 30 ditë. Kjo vërehet edhe në grafikun nëse shikohen TM1 në dy vitet e fundit, ku s’ka pasur fatura të prapambetura nga vitet paraprake”, ka shtuar ai.Sipas tij, në nivelin komunal, fatkeqësisht, për disa komuna që janë ngarkuar me borxhe të papaguara si rezultat i keqmenaxhimit, ende vazhdon të jetë ky problem i vonesave në pagesën e faturave.Ai ka shtuar se si ministri po bëjnë çmos që të përmirësohet situata e të rritet disiplina fiskale ashtu që të mos ketë më probleme të tilla në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










