Kosova
Murati: Subvencionimi i energjisë elektrike, i domosdoshëm
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur të domosdoshme ndarjen e mjeteve buxhetore për subvencionomin e importit të energjisë elektrike.
Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për krizën energjetike, Murati tha se për çdo cent të ndarë ekziston baza ligjore.
“Çmimet e larta të importit dhe rënia e bllokut Kosova B, shtojnë nevojën për subvencionim të energjisë”, tha ai.
Megjithatë, Murati tha se 90 milionë euro të zotuara për krizën energjetike ende s’janë disbursuar, pasi është në metodologjinë e ekzekutivit se si bëhet shpërndarja e tyre.
Para deputetëve, Murati tregoi edhe kur është informuar për krizën energjetike vitin e kaluar.
“Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar jemi informuar se mund të kemi probleme në sektorin energjetik, pasi çmimi i importit ka lëvizur”, tha ai.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka treguar se furnizuesi i energjisë elektrike ka paraqitur kërkesë zyrtare pranë këtij institucioni për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike, meqë Qeveria e Kosovës nuk ka realizuar subvencionimin siç ishte zotuar.
Një kërkesë e tillë është bërë pas trendit në rritje të çmimeve në tregjet me shumicë të energjisë elektrike.
ZRRE-ja tutje njofton se brenda 20 ditëve punë presin arsyetim nga FSHU-ja për këtë kërkesë, dhe se e njëjta do të shqyrtohet dhe pastaj do të hapet shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave me pakicë për konsumatorët.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











