Kosova
Murati: Për herë të parë në Kosovë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive
Sot, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë janë mbi 410 mijë vende pune aktive dhe se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjec është dyfishuar, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka thënë se një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku ka njoftuar lidhur me një prej vendimeve që është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë. Ka thënë se në secilën mbledhje po marrin vendime në mbështetje të prodhuesve të ekonomisë.
Murati ka bërë me dije se dje janë ndarë 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë.
“Dje ndamë edhe 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendorë, në kuadër të Masës 2.1. Në mbledhjen paraprake të Qeverisë miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese.
Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë. Rezultatet patjetër se nuk do të mungojnë – për herë të parë kemi mbi 410 mijë vende pune aktive, dhe numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25 vjeç është dyfishuar”, ka shkruar Murati.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












