Kosova
Murati: Pa punuar, s’ka paga
Greva është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës
Punëtorët e sektorit publik që janë në grevë nuk do marrin pagën e plotë nga Qeveria e Kosovës, ka thënë ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati.
“Për 5 ditë pune i bie rreth 90 euro minus këtë muaj [në pagë]”, tha Murati më 29 gusht, gjatë një konference për media, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Nga e enjtja e 25 gushtit në grevë janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshtet publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.
Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.
Murati tha se praktikat dhe konventat ndërkombëtare nuk e oblikojnë punëdhënësin të paguaj grevistët për atë kohë sa ata janë në grevë.
“Kur punëtorët hyjnë në grëvë, grevistët mbulohen [kompensohen] nga sindikata”, tha ai.
“Në pesë vitet e fundit, nga Thesari i Kosovës, rreth 3.2 milionë euro është shuma e mjeteve që u janë ndalë nga paga punëtorëve të arsimit [në emër të anëtarësisë] me urdhër të Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK) dhe janë bartur në llogari të kësaj sindikate”, tha Murati.
Greva është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










