Futboll
Murat Yakin: Graniti, Xherdani dhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre
“Graniti, Xherdani apo edhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Do të jetë e veçantë para ndeshjes, por sapo gjyqtari të vërshëllej për fillimin e ndeshjes, ata duhet të fshehin emocionet”, u shpreh Yakin
Në një konferencë për media trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se ndaj Kosovës do të paraqiten edhe futbollistë të rinj.
“Do të shohim disa lojtarë të rinj në formacionin fillestar. Atyre duhet t’u jepet mundësia të tregojnë veten. Ne duam të luajmë me guxim. Jam shumë i kënaqur me javën e stërvitjes. Manuel Akanji dhe Silvan Widmer nuk do të luajnë, janë të lënduar lehtë”, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, trajneri i Zvicrës u pyet edhe për humbjen nga miqësorja e fundit me Anglinë, tha se pavarësisht humbjes, ata kishin lojë të mirë, ku tha se ishte i zemëruar për një minutë pas ndeshjes.
“Është më mirë të marrësh penallti në një miqësore sesa në një luftë serioze. Isha i zemëruar për një minutë pas ndeshjes, por më pas i pashë djemtë dhe mendova se luajtëm mirë”.
Ai foli edhe për futbollistët nga Kosova që luajnë për Zvicrën. “Graniti, Xherdani apo edhe Zeqiri duhet të kontrollojnë emocionet e tyre. Do të jetë e veçantë para ndeshjes, por sapo gjyqtari të vërshëllej për fillimin e ndeshjes, ata duhet të fshehin emocionet. Ata janë të gjithë profesionistë dhe kjo është arsyeja pse unë e kërkoj këtë nga lojtarët”.
Miqësorja Zvicër – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 18:00.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











