Bota
Murad: Gjenocidi, ende i pranishëm
Laureatja e çmimit Nobel për Paqe dhe aktivistja e komunitetit jazidi, Nadia Murad, ka paralajmëruar se gjenocidi është ende kërcënim dhe shkatërrimi ndodh për shumë komunitete në Irak dhe Siri.
Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Oslo, ku e pranoi Nobelin e saj, Murad ka thënë se edhe qeveria e saj, edhe bashkësia ndërkombëtare kanë dështuar të mbrojnë komunitetin jazidi.
“Qëllimi i ISIS-it ishte të fshinte gjithë këtë religjion, e kështu është rasti edhe me shumë komunitete të tjera në Irak dhe Siri. Pasi Qeveria irakiane dështoi të na mbronte, dështoi edhe bashkësia ndërkombëtare. Por, duhet të përpiqemi të mos lejojmë që gjenocidi të ndodhë prapë”, tha ajo ndër tjera.
Murad është bashkëlaureate e shpërblimit për vitin 2018. Ajo aktivitetin e saj e filloi pasi shpëtoi nga kthetrat e ISIS-it, anëtarët e së cilës organizatë terroriste e kishin skllavëruar në Mosul në vitin 2014.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












