Lajme
Mungon kreativiteti
Ai që në Kosovë mendon të merret me një veprimtari, pa kaluar shumë kohë, do ta gjejë vetën të rrethuar me njerëz që bëjnë të njëjtën punë.
Nuk janë vetëm pompat e benzinës që rrugëve kombëtare ndodhen çdo 500 metra. As hotelet që ngrihen ngado çdo ditë, thuajse Kosova ka plazhet më të bukura në botë, e në realitet është e kundërta. Madje shteti i ri jo vetëm që nuk ka det, por thahet verës edhe për një pikë ujë.
E megjithatë, të gjithë sikur e bëjnë zanatin e të gjithëve.
Nëse një personi i bie në mend të merret me kultivimin e dredhëzave, pa kaluar as dy vjet, në atë zonë serrat me këtë frutë mbijnë njëra pas tjetrës.
E nëse një tjetri i shkon në mend të merret me kultivimin perimeve, atëherë të tjerët vetëm sa do t’ia nisin kësaj pune.
Kjo nuk do të ishte fare problem sikur të gjithë të kishin fitimet e dëshiruara. Por për një periudhë të shkurtër, tregu tejmbushet me të njëjtën pemë apo perime.
Për rrjedhojë e këtij mos planifikimi dhe udhëzimi të bujqve, edhe lumenjtë nuk mund të shpërlajnë mallin e prishur, siç ka ndodhur këtë vit me patatet.
Lumi “Sitnica” në Vushtrri është mbushur me qindra tonelata patate. Madje jo vetëm që lumi dhe ambienti përskaj tij është ndotur shumë, por kundërmimi nga kalbja e tyre e bënë të pamundshme edhe kalimin pranë lumit në fshatin Pestovë.
E përkundër humbjeve të mëdha që kanë pasur këtë vit këta bujq, si pasojë e bllokimit të eksportimit të patateve në Shqipëri në njërën anë dhe tejmbushjes së tregut vendor në anën tjetër, duket sikur kultivuesit e patates edhe më tej nuk dorëzohen.
Ata edhe sivjet po kultivojnë me sipërfaqe të njëjtë pataten sikurse kanë bërë edhe vitin e kaluar.
Jo larg lumit “Sitnica”, në arat e kësaj zone, fshatarët tashmë kanë nisur sërish punën e tyre në mbjelljen e patateve të reja.
Kështu, vetëm në komunën e Vushtrrisë e cila është më e njohura në vend për prodhimin e kësaj kulture bujqësore, gjatë një sezoni mbillen rreth 140 mijë tonelata patate, 70 mijë për konsum brenda vendit dhe 70 mijë të tjera për tregun e jashtëm.
Megjithëkëtë, zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se këtë vit ata do të mundohen të merren edhe me këtë fenomen.
© Adil Behramaj
Adil Behramaj, këshilltar i lartë në këtë ministri thotë për Albinfo.ch se ky dikaster, tashmë ka ngritur Shërbimet këshillimore që veprojnë në shtatë Zyrat Rajonale në shkallë vendi.
“Në të gjitha rajonet, ofrohen këshilla për prodhimtarinë e atij rajoni veç e veç”, thotë Behramaj për Albinfo.ch.
Ndërkohë, analistë të ndryshëm të çështjeve ekonomike kanë theksuar se duke u bazuar në resurset që ka bujqësia e Kosovës, fermerët mund të ofrojnë produkte, të cilat do të ishin fitimprurëse, por besohet se ata kanë mungesë informacioni për këtë.
Eksperti i politikave bujqësore, Halim Gjergjizi, ka deklaruar se ndër arsyet për këtë është edhe mungesa e zhvillimit të politikave që do t`i orientonin bujqit drejtë një tregu më të mirë.
“Së pari duhet të përcaktohen prioritetet se cilat do të ishin ato prioritete apo produkte konkurruese ku fermerët tanë do të prodhonin për treg dhe njëkohësisht do të realizonte të hyra”, është shprehur Gjergjizi.
Por në anën tjetër, zyrtari i lartë të Ministrinë e Bujqësisë, thotë se këshillat që bujqve do t’u jepen, do të fillojnë që nga mënyra e mbjelljes apo përdorimi i pesticideve e deri në analizat e tjera përkatëse.
“Këtë vit, Ministria ka krijuar edhe Njësinë për Analiza Ekonomike e cila do të merret me analizimin e secilit produkt bujqësor në rajonet e vendit”, thotë Behramaj, këshilltar i lartë i ministrit Blerand Stavileci.
Në shpjegimin e tij, zyrtari i lartë i Ministrisë së Bujqësisë thekson se kjo njësi, do të bëjë edhe analiza ekonomike të produkteve, rezultatet e të cilave do t’iu jepen edhe bujqve.
“Këto rezultate do të tregojnë edhe nëse ka leverdi të kultivohet ai produkt apo nëse ka probleme, do të evidentohen më lehtë”, thekson Adil Behramaj për Albinfo.ch.
Fakte
Bujqësia Kosovare karakterizohet me ferma të vogla, produktivitet të ultë dhe një shërbim këshillëdhënës të dobët, kontribuon me afërsisht 7 % të Bruto Prodhimit Shoqërorë të Kosovës (vlerësimi i SOK 2007), bënë punësimin e 42 % (sipas Bankës Botërore) dhe mbërrin 16 % nga eksportit i përgjithshëm
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











