Sport
Mungon Blerim Xhemajli rikthehet Valon Behrami
Xhemajli do të mbetet jashtë fushës në dy ndeshjet, njëra kundër Uellsit dhe tjetra kundër Malit të Zi

Tashmë është e sigurt, Blerim Xhemajli do të mungojë në takimet mjaft të rëndësishme dhe vendimtare të kualifikimit për kombëtaren zvicerane në kampionatin “Euro 2012”, raporton 20min.
Xhemajli do të mbetet jashtë fushës në dy ndeshjet, njëra kundër Uellsit dhe tjetra kundër Malit të Zi.
Trajneri i përfaqësueses zvicerane, Ottmar Hitzfeld ka vendosur të mos ta zëvendësojë ende lojtarin e Napolit.
Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemajli nuk do të mund të luajë për shkak të një lëndimi në këmbë
Nga ana tjetër selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e ka kthyer në ekip futbollistin kosovar, Valon Behrami.
Edhe Behrami kishte munguar në ekipin zvicerane për shkak të lëndimit, por ai është kthyer në formë të mirë.
Zviceranët do të luajnë kundër Uellsit më 7 tetor, ndërsa katër ditë më vonë më 11 tetor do të përballen me Malin e Zi.
Përpos mesfushorit të krahut, Hitzfeld ka ftuar edhe futbollistë tjerë shqiptarë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Zurichut, Admir Mehmedi dhe dy mesfushorët e Baselit, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Skudra zvicerane radhitet në pozitën e tretë të Grupit G në kualifikimet për garën që do të mbahet vitin tjetër në Ukrainë dhe Poloni.
Zvicra ka 8 pikë, tri më pak se Mali i Zi, dy xhiro pa përfunduar faza eliminatore.
E-Diaspora
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi Në rrugët e Nju Jork-ut, sot është zhvilluar parada e përvitshme e komunitetit shqiptar, në rrugët...
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini