Shkurt.ch
Mungesë e grupit 0 Negativ të gjakut në Zvicër
Grupin 0 negativ të gjakut e kanë vetëm 6 për qind të popullatës. Bartësit e këtij grupi konsiderohen si dhurues universalë të gjakut për faktin se gjaku i tyre mund të bartet te të gjithë njerëzit
Grupi i gjakut 0 negativ është më i kërkuari dhe më i vështiri për t`u siguruar. Kjo dhe është arsyeja që rezervat nga ky grup gjaku në Zvicër aktualisht janë shumë të pakëta. «Blutspende SRK» e cila vepron në kuadër të Kryqit të Kuq të Zvicrës (SRK) është organizatë çati e enteve që merren me grumbullimin e gjakut të dhuruar.
Ajo është e shqetësuar nga kjo mungesë por thekson se gjendja megjithatë nuk është alarmante.
«Nuk mund të flitet për furnizim të mangët por më shumë për një situatë të tendosur», ka thënë për agjencinë e lajmeve SDA Alexander Bernhard, anëtar i udhëheqjes së Blutspende SRK.
Për mungesat e rezervave të këtij grupi të gjakut, më së pari ka raportuar gazeta frankofone e Zvicrës «La Liberte».
Grupin 0 negativ të gjakut e kanë vetëm 6 për qind të popullatës. Bartësit e këtij grupi konsiderohen si dhurues universalë të gjakut për faktin se gjaku i tyre mund të bartet te të gjithë njerëzit, gjegjësisht te bartësit e të gjitha grupeve të gjakut.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










