Lajme
Mungesa e personelit përlot stafin shëndetësor në Britani
Punonjësit e Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Angli janë “përlotur” nga mungesa e stafit të shkaktuar nga përhapja e variantit, Omicron, deklaroi sot Kolegji Mbretëror i Infermierisë.
Drejtoresha e Kolegjit Mbretëror i Infermierisë, Patricia Marquis tha se, qeveria duhet të tregohet e sinqertë me publikun në lidhje me presionin që i bëhet shërbimit shëndetësor, duke shtuar se kjo po ndikon edhe në kujdesin e pacientëve.
“Stafit po i ushtrohet një presion nga të gjitha këndvështrimet, dhe është e rëndësishme që qeveria të tregohet e sinqertë me publikun në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor dhe kujdesi social për momentin, si dhe të japë një vlerësim të sinqertë se cila është arsyeja që ne nuk jemi në gjendje të konsiderojmë kufizime të tjera, në aspektin e shëndetit publik ose në atë që shërbimi shëndetësor mund të ofrojë në të vërtetë”, tha Marquis, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Stafi i infermierëve po punon me vetëm gjysmën e numrit të personelit që nevojitet, por me të njëjtin numër pacientësh për t’u kujdesur. Ata po angazhohen në shumë detyra dhe shumë prej tyre janë me lot në sy sepse nuk janë në gjendje t’u ofrojnë kujdesin e duhur pacientëve të tyre”, shtoi ajo.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












