Lajme

Mundësi për të tërhequr investime të huaja në Bosnjë

Nga 6 deri më 18 maj Sarajeva do të mirëpresë Forumin e Biznesit të Sarajevës. Për mbajtësit e projekteve të investimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Juglindore ky eveniment është një ngjarje kyçe për t’u prezantuar para investitorëve të huaj të pasur, sidomos atyre që vijnë nga vendet arabe. Amer Bukvic, drejtor i Bosna Bank International (BBI) shpjegon pse.

Forumi, i cili u përcoll vitin e kaluar nga 270 gazetarë të afro 60 mediave të rajonit dhe të mbarë botës, do të paraqesë këtë vit dhjetëra projekte në fushat e infrastrukturës, energjisë, bujqësisë, turizmit, shkencës, edukimit, ndërtimit, financave dhe mediave.

“Kriza ekonomike që tronditi mbarë botën në vitet e fundit la një efekt të qëndrueshëm në vendet evropiane. Zgjidhjet nuk duhet të kërkohen në taksa, por në anën e të ardhurave dhe projekteve ekonomikisht të qëndrueshëm”, tregon Amer Bukvic, drejtor i Bosna Bank International (BBI), në partneritet me Bankën Islamike për Zhvillim. Zoti Bukvic është prapa iniciativës për këtë forum. “Në këtë kontekst, BBI-ja është e angazhuar për të sjellë investitorët e jashtëm në BiH, të cilët janë të gatshëm të investojnë në rajon. Burimet e reja të financimit të kombinuara me shumë burime natyrore të Bosnjë e Hercegovinës do të japin një rezultat të kënaqshëm”, vlerëson ai.

Vendet ish-socialiste, siç është BiH janë veçanërisht të ndjeshme ndaj krizës ekonomike. Në BiH, për shembull, shpenzimet për pagat janë shumë të larta, rreth 69 % kundrejt 20 % në Rumani. Kështu që për një rrogë prej 500 € punëdhënësi duhet të paguajë një tatim prej 350 euro, gjë që rrit koston e çmimit të punës. Në rrethana të tilla, investitorët preferojnë të zgjedhin Rumaninë, sidomos pasi që tregu është shumë më i gjerë. “Kemi nevojë që të reformojmë urgjentisht legjislacionit aktual për të shndërruar Bosnjë e Hercegovinën një vend tërheqës për investitorët e huaj. Megjithatë, nuk mjafton të ndryshojmë ligjin në përputhje me standardet evropiane, ato duhet të zbatohen në praktikën e përditshme”, tha Amer Bukvic.

© Amer Bukvic

Sipas drejtorit të BBI-së, katër zona strategjike mundësojnë zhvillimin e BiH. Sarajeva mund të bëhet selia rajonale e Al-Jazeera Ballkans si dhe e agjencisë së Turqisë Anadoll. Ndryshe, kryeqyteti i Bosnjës së shpejti do mund të presë selinë e televizionit turk TRT. Ashtu siç është në Dubaï Media City, Sarajeva do kishte mundur të ndërtojë një qendër të medias për Ballkanin, i cili do të lejonte që ajo të dërgojë një imazh më të mirë në botë, imazhin e një qyteti që ofron shumë mundësi për zhvillim. Qendra e propozuar është në ndërtim e sipër dhe mund të paraqitet në forumin e tretë Sarajevo Business Forum.

Zhvillimi i metalurgjisë.

Në bashkëpunim të ngushtë me industrinë gjermane, metalurgjia mund të jetë krijuese e vendeve të punës të reja dhe ndihmese rimëkëmbjes të ekonomisë boshnjak. Bosnjë e Hercegovina është e pasur me hekur, kobalt, nikel, krom, plumb, zink, boksitit, por edhe me bakër dhe ari. Me ndihmën e Institutit austriak për përmirësimin e ekonomisë (WiFi), Bosnjë e Hercegovina mund të fillojë një cikël trajnimesh për të përmirësuar aftësitë në këtë sektor dhe për të marrë certifikatat profesionale. Krahasuar me vendet perëndimore, kostoja e punës është shumë më e lirë në BiH.

Siguria ushqimore dhe prodhimi i ushqimeve hallall

Bosnjë e Hercegovina ka burime të pasura natyrore, burim i ujit shumë të pastër bënë të favorshëm zhvillimin e bujqësisë biologjike. Sarajevo Forum Biznes mund të jetë një mundësi e artë për të paraqitur ofertën e këtij lloj ushqim. Falë pasurisë të saj natyrore, Bosnjë e Hercegovina mund të bëhet vendi i prodhimit të ushqimit për vendet arabe. Për më tepër, BiH ka të gjitha paradispozitat për prodhimin e ushqimit hallall për tregun në rritje në Evropë. Ajo është i afërt me Evropën Perëndimore dhe ka të gjitha tiparet e nevojshme dhe gëzon të gjitha certifikatat e nevojshme për të prodhuar ushqimin e ashtuquajtur hallall.

Sarajeva, qendër arsimore për Evropën Jugore

Kjo ide tashmë është diskutuar gjatë forumit Sarajevo Business Forum 2011 dhe mund të interesojë investitorët e huaj, sepse Sarajeva ka 5 universitete, ku mund të ndiqen kurse në anglisht, turqisht dhe në gjuhën boshnjake.