Kosova
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
Korporata për Ruajtjen e Energjisë (KRE) është një ndërmarrje publike e dedikuar për transformimin e sektorit të energjisë në Kosovë për ruajtjen e energjisë. E krijuar përmes Vendimit të Qeverisë 03/193 më 13 mars 2024, Korporata për Ruajtjen e Energjisë është një produkt i partneritetit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjecarit (MCC), e zbatuar nga Llogaria e Sfidës së Mijëvjecarit (MCA-Kosova) në kuadër të marrëveshjes së Programit Kompakt.
Misioni i kësaj ndërmarrje është të ofrojë shërbime të besueshme dhe moderne të ruajtjes së energjisë, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e rrjetit elektrik të Kosovës. KRE ka si qëllim avancimin e kalimit të Kosovës në energji të rinovueshme duke mundësuar integrimin e burimeve të ndryshme të energjisë, duke siguruar qëndrueshmërinë e rrjetit dhe duke mbështetur dekarbonizimin e sektorit të energjisë.
Korporata për Ruajtjen e Energjisë (ESCorp) do të emërojë katër Drejtorë në Bordin e saj, secili i specializuar në një fushë kyçe:
Ekspert Financiar
Ekspert Ligjor
Ekspert i Sektorit të Energjisë
Ekspert i Administrimit të Biznesit.
Këta Drejtorë do të mbikëqyrin qeverisjen dhe drejtimin strategjik për të mbështetur rolin e KRE-së në ofrimin e zgjidhjeve për ruajtjen e energjisë në Kosovë. Njohuritë në sektorin e energjisë janë të dëshirueshme për të gjitha pozitat.
Procesi i rekrutimit do të mbikqyret dhe aprovohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCC).
Mandati, Nivel i Angazhimit dhe Kompensimi
Mandati i secilës pozitë është tre (3) vjet. Angazhimi përfshin punë parapërgatitore dhe takime mujore, me një nivel të rritur angazhimi në fazat e para.
Kompensimi i Drejtorëve të Bordit të ndërmarrjes publike qendrore “KRE” do të përcaktohet nga Qeveria e Kosovës, në konsultim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjecarit (MCC) dhe MCA-Kosovën. Drejtorët e Bordit do të marrin një kompensim konkurrues, i cili gjatë periudhës së programit Kompakt do të mbulohet nga MCA-Kosova.
Për më shumë rreth kësaj shpallje, vizitoni njoftimin zyrtar në faqen e internetit të Zyrës së Kryeministrit: Kryeministri – Zyra e Kryeministrit.
Programi Kompakt në Kosovë, është një partneritet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vepron përmes Korporatës së Sfida të Mijëvjeçarit, dhe Republikës së Kosovës. Përveç grantit prej 202 milionë dollarësh nga MCC, Qeveria e Kosovës kontribuon me 34.7 milion dollarë, investim ky që në tërësi arrin shumën prej 236.7 milionë dollarësh në sektorin energjetik të Kosovës.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin













