Lajme
Muajin e ardhshëm pritet të nisë gjyqi i parë penal ndaj Trumpit
Muajin e ardhshëm pritet të nisë gjyqi i parë penal ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, transmeton albinfo.ch.
Ish-presidentit i është refuzuar kërkesa nga gjykata në Manhattan për ta shtyrë fillimin e seancës gjyqësore, ku akuzohet se ka paguar 130 mijë dollarë aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniles në vitin 2016, që ajo të heshtë për aferën që kanë pasur, raporton “AP”.
Poashtu ai akuzohet se ka bërë mashtrime financiare, duke thënë se këtë shifër e ka paguar për tarifa ligjore teksa përballet me 34 pika të akuzave për mashtrim financiar. Zgjedhja e jurisë do të nisë më 25 mars.
Avokati i tij, Todd Blanche, e ka quajtur këtë padrejtësi të vërtetë duke thënë se kjo e vendos Trumpin në pozitë të pamundur. Ai ka deklaruar se fillimi i gjyqit në muajin mars do të pengojë ciklin zgjedhor, pasi republikanët votojnë në atë kohë se kë duan ta nominojnë për president.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











