Lajme
MSA, thyen izolimin ekonomik
Shumë afaristë dhe përfaqësuesit e institucioneve janë duke e parë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit si alternativë për të dalë nga izolimi disa vjeçar
Ekonomia kosovare vazhdon të mbetet më e izoluara në Evropë për shkak të kufizimeve tregtare. Mirëpo shumë afaristë dhe përfaqësuesit e institucioneve kosovare janë duke e parë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociim (MSA) me BE-në, si alternativë për të dalë nga izolimi disa vjeçar.
Javën e kaluar Kosova ka përmbyllur negociatat për MSA, ndërsa në pjesën e dytë të këtij viti, pritet të hyj në fuqi marrëveshja. Dhe pas kësaj, prodhuesit kosovarë produktet e tyre mund t’i plasojnë edhe në tregun e Bashkimit Evropian.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj tha se MSA-ja është një hap i madh kualitativ në drejtim të integrimit të përgjithshëm të Kosovës drejt BE-së, por në veçanti drejt integrimit ekonomik.
“Ne kemi negociuar një marrëveshje që është shumë e beneficueshme për bizneset dhe ekonominë vendore, duke siguruar treg të qëndrueshëm në vendet e BE-së, si dhe kushte mjaft të volitshme për prodhuesit vendorë ndaj tregjeve evropiane. Në të njëjtën kohë, duke siguruar edhe mbrojtje të mjaftueshme për prodhuesit vendorë nga fluksi i prodhimeve nga vendet e BE-së”, thotë Nikaj për REL.
Problemet e integrimit të ekonomisë së Kosovës në ekonominë globale, thekson Nikaj, fillimisht kanë pasur të bëjnë me lirinë e lëvizjes nga Kosova drejt vendeve tjera.
Profesori i ekonomisë, Naim Gashi, thotë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, i cili do të ndihmonte integrimin e ekonomisë së Kosovës në atë globale, po vonohet nga ana e Komisionit Evropian, për arsye se jo gjithmonë Kosova i plotëson të gjitha kriteret.
“Në rastin e Kosovës, kemi shumë paqartësi brenda Komisionit Evropian dhe ato paqartësi politike për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga 5 vende anëtare të BE-së, po reflektojnë negativisht në avancimin e procesit të mekanizmit të Stabilizim – Asociimit, por edhe në anëtarësimin e Kosovës në iniciativa ekonomike rajonale dhe evropiane”, vlerëson Gashi.
Sidoqoftë, hyrja në fuqi e kësaj marrëveshje, përveç tjerash, sipas Gashit, ekonomikisht promovon interesat dhe përfitimet e ndërmarrësisë së Kosovës.
“Stabilizim-Asociimi sjell përftime financiare për Kosovën, sa më tepër që Kosova të ofrohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian, aq më të mëdha janë fondet investuese nga ana e BE-së, pasi që politika e BE-së është që vendet nëpërmes procesit të Stabilizimit-Asociimit të përafrohen me nivelin, qoftë zhvillimor, qoftë politik, qoftë shoqëror me vendet e BE-së. Vetëm atëherë kur ne të bëhemi të përafërt me BE-në, vetëm atëherë do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian”, konsideron Gashi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












