Lajme
MSA kushtëzohet me rezultatet e dialogut
Stefan Fule tha në Prishtinë se progresi në dialogun Prishtinë-Beograd, do të jetë i rëndësishëm për integrimin e Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule ka përsëritur të martën në Prishtinë qëndrimin e Brukselit zyrtar, se procesi integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, varet nga rezultati i takimit politik Prishtinë-Beograd.
Këto komente, Fule i bëri pas takimeve që zhvilloi me udhëheqësit më të lartë të institucioneve kosovare, presidenten Atifete Jahjaga, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe ministren e Integrimit, Vlora Çitaku.
Atë që e tha në Beograd, Fule e përsëriti në Prishtinë, se pret që dialogu Prishtinë – Beograd të jap rezultate konkrete në mënyrë që më pas Brukseli të marrë qëndrime pozitive në lidhje me aspiratat e të dyja vendeve drejt integrimeve.
Ai ka inkurajuar kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë marrëveshje qysh në takimin e së mërkures në Bruksel.
“Ditët dhe javët në vijim do të jenë kruciale për raportet midis Kosovës dhe BE-së. Sidomos marrëveshja me Beogradin në takimin e nesërm dhe zbatimi i saj në terren do të hapte rrugën për një vendim pozitiv në lidhje me negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”, është shprehur Fule, raportojnë mediat e Prishtinës.
Komisionari Fule ka marrë pjesë edhe në Këshillin Kombëtar për Integrime që udhëhiqet nga presidentja e Kosovës dhe ku bëjnë pjesë të gjitha partitë relevante politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë takim Fule lexoi disa rekomandime që kanë të bëjnë me arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve me Beogradin si zhvillime shumë të rëndësishme në proceset integruese evropiane.
Presidentja Atifete Jahjaga rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për arritjen e marrëveshjeve me Serbinë, por të cilat do të respektonin Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Ne jemi përkushtuar që në këtë dialog të gjejmë zgjidhje të pranueshme, për vendet dhe popujt, për të gjithë qytetarët, zgjidhje sipas normave dhe standardeve më të larta evropiane. Zgjidhje të qëndrueshme dhe të vullnetshme, që do të zbatohen me sukses”, është shprehur Jahjaga.
Ndërkaq, lidhur me përmbushjen e kritereve të kërkuara nga zoti Fule, presidentja Jahjaga tha se ato janë edhe prioritete dhe përkushtim i shtetit të Kosovës.
“E ritheksoj fuqishëm përkushtimin tonë për ta shndërruar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në një ndër angazhimet më të rëndësishme të shoqërisë. Të mos kemi dilema – do të jemi të pakompromis në këtë luftë”, ka thënë Jahjaga.
jatë kësaj vizite, Fule ka lavdëruar angazhimet e Kosovës në përmbushjen e kritereve afatshkurta të përcaktuara nga Komisioni Evropian në procesin e përgatitjeve për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Por, ai ka rikujtuar edhe njëherë se shumë sfida kanë mbetur para Kosovës e që ndërlidhen me sundimin e ligjit dhe reformat.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













