Lajme
Mrekulli: Bebja 17-ditëshe shërohet nga koronavirusi pa asnjë mjekim!
Një foshnjë 17-ditëshe e ka marrë veten plotësisht nga koronavirusi i ri në Kinë, pa asnjë lloj mjekimi! Bebja lindi në Wuhan, nga një nënë e sëmurë, por edhe pse Covid 19 iu përcoll dhe fëmijës, ajo sot gëzon shëndet të plotë, shkruajnë mediat britanike.
Foshnja tashmë ka dalë nga spitali dhe gjendja e saj është shumë e mirë. Vajza u transferua në Spitalin Pediatrik të Wuhanit ditën që lindi dhe shumë shpejt u pa se ajo e kishte bartur sëmundjen nga nëna. Duke qenë se simptomat nuk ishin të forta, mjekët vendosën të mos i administronin mjekime dhe e lanë që trupi i fëmijës të luftonte vetë me virusin.
“Foshnja nuk kishte vështirësi në frymëmarrje, as kollë e as temperaturë të lartë, ndaj dhe nuk nxituam me trajtimin mjekësor”, tha Dr. Zeng Lingkong, kreu i pavionit të të porsalindurve në këtë spital. Madje, sipas tij, fëmija është rritur mirë e ka pasur dhe një shtim të kënaqshëm në peshë.
Mjekët në Kinë e kanë pohuar që më parë mundësinë që koronavirusi të kalojë nga nënat shtatzënë tek fëmijët e tyre. Në këtë vend është shënuar sakaq edhe rasti i një pacienteje 96-vjeçare, e cila u trajtua për tri ditë në njësinë e terapisë intensive, dhe u shërua, shkruan Klankosova, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










