Lajme
“Mr. Corona” hidhet me rroba pune në lumin e ftohtë të Bernës
Ai ka sqaruar se nën kostumin e zyrtarit kishte veshur një kostum zhytësish, që e mbronte atë nga të ftohtit.
I njohur sui “Mister Corona” Daniel Koch, i deleguari i deridjeshëm i BAG për koronavirusin, ka shkaktuar një sensacion me një aksion special ditën e parë të pensionimit të tij. 65-vjeçari është hedhur dhe ka notuar me kostum dhe kravatë në Aarenë e ftohtë në Bernë të hënën.
Ish-kreu i departamentit të Sëmundjeve të Bartshme në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar dy video në llogarinë e tij në Instagram, përcjell albinfo.ch. Ai ka sqaruar se nën kostumin e zyrtarit kishte veshur një kostum zhytësish, që e mbronte atë nga të ftohtit.
Veç tjerash, Koch ka thënë se dëshiron të tregojë se lumi Aare është sërish i përshtatshëm për të bërë banjë në të.
Temperatura e ujit ishte vetëm rreth 14 gradë. Koch gjithashtu me këtë rast ka këshilluar të mos e imitonin aksionin e tij. Ai ka thënë se po e shijon kalimin në pension dhe ka porositur publikun të vazhdojë t`u përmbahet rregullave të mbrojtjes nga koronavirusi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












