Lajme
MPB: Sivjet migruan 14 mijë kosovarë
Sivjet në vendet e BE-së kanë dalë ilegalisht rreth 14 mijë kosovarë, që është një shifër pak më e ulët se në vitin e kaluar. Në vitin 2013 ikën mbi 20 mijë veta
Ministra kosovare e Punëve të Brendshme ka dalë të mërkurën mbrëma me një shifër shqetësuese të imigrimit ilegal të qytetarëve. Drejtor i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB, Valon Krasniqi, ka thënë se deri më tani nga Kosova kanë ikur 14 mijë qytetarë të Kosovës.
Sipas tij, shumica e tyre janë nga Ferizaj, Shtime, Lipjan e Gjakovë.
“14 mijë qytetarë të Kosovës janë nisur drejt vendeve të BE’së. 21 mijë qytetarë janë larguar vitin e kaluar”, ka thënë Krasniqi, për Klan Kosova. Sipas tij, shumica e qytetarëve që po migrojnë janë faktorët ekonomik dhe social.
Brenda pesë vjetëve të fundit më shumë se 70 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian. Ndërsa, vala më e madhe e ikjeve ishte në vitin 2013 me 20 mijë kosovarë të migruar ilegalisht. Këto shifra kanë dalë nga Raporti i fundit i Zyrës Mbështetëse Evropiane për Azil.
Sipas statistikave, në vendet e BE-së në vitin 2009 kanë kërkuar azil: 14275, në vitin 2010 – 14310, në 2011 janë 9880, në vitin 2012 – 10210 dhe në vitin 2013 kanë kërkuar azil 20225.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














