Shkurt.ch
Moti i ligë nuk ka ndikim në rrjetin elektrik
Zyra Federale për Energji: "shikuar nga ana teknike e rrjetit, vala e acarit nuk përbën problem të veçantë për Zvicrën"
Pengesat në rrjetin energjetik, të shkaktuara nga moti i ligë që ka kapluar Zvicrën ditëve të fundit, nuk do të mund të shkaktojnë çrregullime serioze në furnizimin me energji elektrike.
“Vetëm në rast se periudha e acarit do të vazhdonte edhe dy deri në tri javë të tjera, mund të paraqiteshin probleme”, ka thënë për Teletext një zëdhënës i rrjetit energjetik Swissgrid.
Ndërsa në fundjavën që shkoi, drejtori i Swissgrid, Alain Graf kishte deklaruar për “NZZ am Sonntag” se Zvicrën mund ta priste shumë shpejt një ndërprerje e përgjithshme e energjisë elektrike.
Zyra Federale për Energji po kështu ka qetësuar qytetarët, duke kumtuar se “shikuar nga ana teknike e rrjetit, vala e acarit nuk përbën problem të veçantë për Zvicrën”.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











