Lajme
Moti ekstrem godet Italinë, dy gra humbin jetën
Reshjet e dendura, erërat e fuqishme dhe tornadot kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në disa rajone të vendit, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri.
Dy gra kanë humbur jetën si pasojë e motit ekstrem që ka përfshirë disa pjesë të Italisë.
Rasti më i fundit fatal është regjistruar mëngjesin e sotëm në Friuli, në verilindje të vendit, ku një grua humbi jetën pasi u mbyt në një kalim rrugor të përmbytur, ku kishte hyrë me automjetin e saj, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, në Toskanë, një tjetër grua humbi jetën pas një tornadoje. Ajo ndodhej në apartamentin e saj dhe po përpiqej të mbyllte një dritare, kur xhami u thye nga fuqia e erës dhe e plagosi rëndë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen.
Moti i keq ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në Romë. Dhjetëra automjete janë dëmtuar nga pemët e rrëzuara, ndërsa dy stacione qendrore të metrosë janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura.
Situatë e rënduar është raportuar edhe në Asti, në rajonin e Piemontes, ku zjarrfikësit kanë pranuar rreth 70 thirrje për ndihmë. Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë, ndër të tjera, në apartamente në katet përdhese dhe në dyqane të prekura nga përmbytjet.
Autoritetet italiane kanë qëndruar në gatishmëri për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike. Sipas parashikimeve, pas mesnatës pritet një përmirësim gradual i motit në pjesën më të madhe të vendit./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











