Maqedonia
Mosvaksinimi i fëmijëve, problem në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut zë vendin e dytë në botë për nga numri i fëmijëve që nuk e kanë marrë asnjë vaksinë që nga lindja e tyre, thotë një raport i UNICEF-it i publikuar së fundi.
Në këtë raport theksohet se për dallim nga trendët botërorë, ku numri i fëmijëve të pavaksinuar është kryesisht në zonat rurale dhe të varfra, në Maqedoninë e Veriut ky numër është më i madh në mjediset urbane.
Maqedonia e Veriut për sa i përket përfshirjes së vaksinimit të fëmijëve ndodhet në nivelin e njëjtë me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kirgistanin.
Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë për rel se mbeten të fokusuar në promovimin dhe edukimin e vazhdueshëm sa i përket përfitimit nga vaksinat, siç janë fushatat e përbashkëta me UNICEF-in dhe OBSH-në.
Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se për nivelin e ulët të përfshirjes së fëmijëve të vaksinuar kanë ndikuar fushatat kundër vaksinimit që po promovohen në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim cilësinë e vaksinave, përcjell albinfo.ch.
“Njerëzit më shumë u besojnë portaleve të ndryshme dhe OJQ-ve sesa shkencës dhe ligjit. Problemi këtu është dhe te mossanksionimi i atyre që pamundësojnë vaksinimin e fëmijëve. Çdo familje duhet të përballet me sanksione nëse nuk e vaksinon fëmijën. Kemi të bëjmë me vetëdijen e prindërve si faktor shumë i rëndësishëm”, thekson Shaban Memeti, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut.
Përfaqësues nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thonë se duhet gjetur modalitete që në sistemin e imunizimit të përfshihen fëmijët që për shkaqe të ndryshme kanë anashkaluar terminët për marrjen e vaksinave.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











