Lajme
Mosrespektimi i masave, dënimi deri në 12 vjet burgim e 8 mijë euro gjobë
Policia e Kosovës nga dita e martë do të nisë shqiptimin e gjobave për qytetarët që nuk respektojnë masat e dala nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit.
Afrim Ahmeti, Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se dënimet do të jenë të mëdha.
“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativë tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave”.
“Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve të qeverisë kemi hapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitarë, ndërsa tash ne përveç asistimit të inspektorëve sanitarë dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës, do të marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitarë, të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta”.
“Dënimet janë mjaft të mëdha dhe, sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burgim, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë”.
Ahmeti mes tjerash ka thënë se Policia e Kosovës nga dita e nesërme do të fillojë punën me orar prej 12 orësh, si dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe dhe rrugët kryesore.
Ai ka theksuar se në të gjitha qytetet e Kosovës ka pasur monitorim maksimal nga policia.
“Duke e parë numrin e madh të infektuarve me Covid-19, Qeveria e vendit ka nxjerrë një vendim ditëve të fundit që na obligon të gjitha institucionet për zbatimin e këtij vendimi dhe ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19”./EO
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












