Kosova
Mosliberalizimi i vizave, filloi debati në Kuvend
Kuvendi i Kosovës sot nga ora 13:00 filloi vazhdimin e seancave plenare, ku në rend dite janë shtatë pikat e papërfunduara nga 21 korriku dhe dy pikat e seancave të 28 e 29 korrikut, përcjell albinfo.ch.
Në rend dite do të jetë edhe votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve.
Gjithashtu në rend dite është edhe debati paralamentar në lidhje me mosliberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
Sipas marrëveshjes, debati parlamentar për moslibaralizimin e vizave për Kosovën me mocion parlamentar po debatohet si pikë e parë e rendit të ditës.
Rendi i ditës:
- Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 21 korrik 2022:
- Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
- Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
- Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021,
- Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
- Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
- Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
- Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.
- Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
- Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












