Bota
Moska mund të ketë të dhëna për Donald Trump-in
Rusia mund të ketë informacione komprometuese që mund ta diskreditojnë Presidentin e sapozgjedhur, sipas një dokumenti të udhëheqësve të inteligjencës amerikane, raporton albinfo.ch.
Ky dokument me 35 faqe, me dy faqe përmbledhëse, është dorëzuar nga një spiun i Donald Trump-it të premten, njofton CNN. Ai përmban informacione mbi jetën personale dhe intime të presidentit të ardhshëm, si dhe për financat e tij, informon albinfo.ch.
Së bashku me zbulimet e kanalit televiziv, mediat e tjera amerikane kanë postuar të martën kopje të këtij dokumenti me 35 faqe, duke thënë se nuk ishin në gjendje të identifikojnë autenticitetin. Këto dokumente gjithashtu raportojnë komunikim të vazhdueshëm gjatë fushatës ndërmjet Organizatës Trump dhe Rusisë.
Informacione me “efekt shpërthyes”
“Në qoftë se këto pretendime të koordinimit në mes të fushatës së Trump-it dhe agjentëve rusë vërtetohen dhe në qoft se pranohen akuzat se rusët kanë komprometuar pavarësinë e zgjedhjes së presidentin Trump, do të jetë një gjendje me të vërtetë tronditëse. Do të kemi të bëjmë me informata me ‘efekt shpërthyes’”, ka theksuar senatori demokrat, Chris Coons, si reagim për CNN.
Ky dokument mund të shpjegojë “mbrojtën e vazhdueshme të Trumpit si dhe adhurimin e tij për Putinin”, ka shtuar në Twitter ish-kandidati republikan për president dhe ish-agjent i CIA-s, Evan Mek-Mullin. Presidenti Barack Obama ishte i informuar për këto zhvillime të enjten. I pyetur të martën, Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar, raporton albinfo.ch.
Këto informacione në lidhje me presidentin e zgjedhur në duart e shërbimeve ruse janë sjellë në vëmendjen e autoriteteve amerikane nga një ish-agjent i anglezëve i shërbimit për kundërspiunazh britanik MI6, i punësuar nga rivali i Donald Trump-it për të mbledhur informacione kundër tij, shpjegon CNN.
Ky dokument i është dhënë Donald Trump-it gjatë prezantimit të premten nga shefat spiunë të raportit të agjencive amerikane të zbulimit në lidhje me supozimet rreth “ndikimeve të fushatës” nga Vladimir Putin, për të diskredituar kundërshtaren e tij demokrate, Hillary Clinton. Kremlini i ka mohuar gjithmonë akuzat për ndërhyrje.
Vetëm informacionet për Clinton-in
Informacionet amerikane shohin në këtë dokument provën se Rusia ka kërkuar të dhëna për të dy kandidatët, por ka zgjedhur t’i bëjë të ditura vetëm ato lidhur me Hillary Clinton-in. Ekzistenca e informacioneve ruse mbi Donald Trump-in janë bërë objekt i thashethemeve para zgjedhjeve dhe patën shtyrë shefin e senatorëve kryesorë demokratë në atë kohë, Harry Reid, që t’i shkruajë drejtorit të FBI-s, James Comey.
“Tashmë është e qartë se ju keni informacione shpërthyese mbi lidhjet e ngushta dhe koordinimin në mes të Donald Trump-it, këshilltarëve të tij të ngushtë dhe qeverisë ruse – një entitet i huaj haptazi armiqësor ndaj Shteteve të Bashkuara dhe që Donald Trump vlerësohet në çdo rast”, mund të lexohet në letrën drejtuar z. Reid më 27 gusht.
Pas takimit me udhëheqësit spiunë të premten, Donald Trump ka pranuar disa pirateri kundër Partisë Demokratike, por nuk ka shkuar deri aty sa të mbështesë tezën e tyre të një ndërhyrjeje ruse në favor të zgjedhjeve të 8 nëntorit. Biznesmeni premtoi marrëdhënie të ngrohta me Putinin, duke vlerësuar “inteligjencën” e tij.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










