Lajme
Mosformimi i qeverisë, ua “djeg” mërgimtarëve Kartonin e Gjelbër
"Proceset rreth Kartonit të Gjelbër pas zgjedhjeve janë ngadalësuar, për të mos thënë se kanë pauzuar dhe kjo na ka shtyrë të paktën dy muaj..."
Kohë më parë ishte paralajmëruar arritja e një marrëveshjeje që do t`u mundësonte bashkatdhetarëve me targa të huaja që të mos paguanin policat e sigurimit që detrohen t`i pagujanë tash me të hyrë në Kosovë. Por, vonesa e konstituimit të paralmentit dhe qeverisë së Kosovës, do të bëjë që edhe këtë verë të mos ketë asgjë nga e gjithë kjo.
Bashkatdhetarët tanë që vijnë në Kosovë me automjete me targa të huaja, vazhdojnë të paguajnë sigurim kufitar shtesë. Kartoni i Gjelbër nuk iu vlen në Kosovë. Ndonëse ishte paralajmëruar se deri në fund të muajit korrik do të arrihej një marrëveshje që ata të mos paguajnë policë kufitare, kjo nuk ka ndodhur. Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi për fushën e sigurimeve, tha për Radio Kosovën se procesi është ngadalësuar për shkak zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.
“Proceset pas zgjedhjeve janë ngadalësuar, të mos them se kanë pauzuar për një moment dhe kjo na ka shtyrë të paktën dy muaj. Momentalisht jemi në kontakt me Brukselin por nuk kemi filluar derisa të krijohet qeveria e re. Menjëherë pas krijimit të qeverisë ne do të fillojmë takimet në Bruksel dhe mendoj që shumë shpejt do të vije deri te arritja e marrëveshjes”, thotë Pacolli.
Për dy javë qëndrimi në Kosovë mërgimtarët duhet të paguajnë polisë kufitare prej 30 eurosh. Pacolli sqaron se marrëveshja e diskutuar në Bruksel parasheh që bashkatdhetarët që vijnë me automjete me targa të huaja të mos paguajnë në Kosovë tarifë shtesë, kurse ata me targa vendore që udhëtojnë jashtë shtetit, të paguajnë kartonin e gjelbër në një zyrë në Prishtinë. Por deri te anëtarësimi i plotë i Kosovës në Byronë Evropiane të Kartonit të Gjelbër duhet ende kohë, thotë ai.
“Dy byrotë, ajo evropiane dhe e Kosovës fillojnë trajtimin e pagesave të dëmeve, është koha sa duhet me iu përmbajt. Nëse ne shkojmë mirë, dhe nuk kemi pagesa të dëmeve që kanë me ndodhë në të ardhmen, atëherë ata i vlerësojnë dhe ndoshta pas një viti ne mund të hyjmë komplet në Karton të Gjelbër, me të drejta të barabarta”, thotë ai.
Ndryshe Byroja Kosovare e Sigurimit më 30 shtator 2011 kishte paraqitur kërkesën për aplikim në Këshillin e Byrosë për Karton të Gjelbër, me seli në Bruksel. Për këtë çështje atje është diskutuar më 23 maj të këtij viti me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar janë mbledhur mbi 15.3 milionë euro nga polisat kufitare, kurse një vit më parë 14.7 milionë euro.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












