Lajme
Mos ikni ilegalisht, do të ktheheni me të varfër
Diplomatët evropianë, por edhe liderët vendorë iu rekomanduan kosovarëve që mos të ikin ilegalisht sepse nuk ka azil në BE. Në Kosovë u tha se viti 2014 nuk do të përsëritet
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian të akredituar në Kosovë, por edhe liderët e institucioneve vendore, iu kanë bërë thirrje kosovarëve që mos migrojnë ilegalisht në BE, sepse do të kthehen më të varfër se që janë. Mesazhi që u dha të martën ishte i qartë: Nuk ka azil ekonomik për qytetarët e Kosovës.
Këto komente janë dhënë në mbledhjen e Këshillit për Integrim Evropian që është udhëhequr nga presidentja Atifete Jahjaga. Në këtë takim po ashtu u konsiderua e domosdoshme që Kosova të përfshihet në liberalizmin e vizave, si mënyrë e “prekshme” për ndaljen e migrimit.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar tha se asnjë shtet i Bashkimit Evropian nuk do të pranojë azil për kosovarët. Ai tha se shumica e atyre që do të riatdhesohen në Kosovë, do të kthehen edhe më të varfër se që janë.
Diplomati evropian kërkoi që të ketë zhvillim më të madh ekonomik në Kosovë, si parakusht për ndalimin e migrimi. Zhbogar tha se migrimi ilegal ka tri probleme atë ekonomik, të sigurisë dhe humanitar. “Asnjë qytetar nuk mund ta lë atdheun e tij nëse e ka një vend të mirë të punës”, tha ai.
Ndërsa mesazhi i shefit të zyrës së BE-së, ishte që të luftohen kriminelet që përfitojnë nga imigrimi ilegal.
Ndërsa kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i luftojë grupet kriminale që po mundësojnë migrimin e paligjshëm, por në të njëjtën kohë, kërkoi që rrjetet kriminale të kontrabandimit t’i luftojnë edhe vendet e rajonit.
“Po bëjmë çmos për t’iu mundësuar qytetarëve tonë për punë sezonale në vende tjera dhe për të krijuar kushte për investitor të jashtëm, në mënyrë që rinia të punësohet në Kosovë.
Ne jemi të vetëdijshëm që kjo nuk mund të bëhet shpejt. Liberalizimi i vizave do të ndihmonte Kosovën, që njerëzit e saj të shkojnë dhe do të kthehen”, ka thënë ai.
Ndërsa presidentja e Kosovës, Atifeta Jahjaga ka thënë se trendet e migrimit ilegal janë shqetësuese, madje ajo përmendi edhe rastin e Ali Fetahut i cili është ngrirë në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë.
“Cilado qofshin rrethanat e migrimit, një gjë mbetet e pa kontestuar. Kjo nuk duhet të jetë Kosova e vitit 2015”, tha Jahjaga duke kërkuar që të luftohet migrimi ilegal.
Presidentja e konsideroi të domosdoshme liberalizimin e vizave, i cili, sipas saj, do të stagnoj migrimin ilegal dhe do të ndikojë në vetëdijesimin e qytetarëve.
Ndërsa ambasadori i Austrisë në Kosovë, Johann Brieger ka ritheksuar se në vendin e tij, asnjë kosovarë nuk do të marrë azil. “Shteti austriak u jep azil vetëm atyre që janë të persekutuar, që janë në rrezik për jetën, ndërsa shkaqet ekonomike nuk janë arsye që të marrin azil në Austri”, tha ai, duke treguar për rritjen enorme të kërkesave për azil.
“Vetëm nga 1 janari kemi 287 kërkesa për azil gjë që është një rritje dramatike. Në vitin 2014 kemi pasur 1945 kërkesa ku vetëm në dhjetor 854 njerëz kanë kërkuar azil”, deklaroi Brieger, i cili ritheksoi se brenda javësh shumica prej tyre do të riatdhesohen.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














