Opinione
Mos e nënvlersoni situatën, kujdes në maksimum!
Opinion nga Përparim Avdili
Derisa në Shqipërinë postenveriste ka vetëm një parti që bën dhe pozitë dhe opozitë, në Kosovë si duket ka vetëm një parti në të ardhmen që guxon të kërkoj falje dhe të gaboj pa iu trembur syri votuesit. Mua s’më habit kërkimfalja e Albin Kurtit në lidhje me seancën disa orë pas injorancës së fraksionit të tij që paska gjetur dhe kohë per t’i uruar ditëlindje njëri tjetrit me torte, mua më habit ky popull (21 mijë pëlqime) që lejon veten t’i ofendojë inteligjencën me kërkimfalje të tilla. Dashuria për liderin qenka më e madhe se dashuria për jetën e vet dhe të familjarëve. Pastaj pse të tjerët mos të dalin në Gërmi, derisa dhe vete kuvendi nuk ndermerr masa të duhura?
Në Zvicër, të gjitha partitë kanë dhënë një deklaratë të përbashkët në mbështetje të masave të qeverisë:
https://www.fdp.ch/aktuell/newsroom/?_nsid=50689
Nuk po pres një gjë të tillë për Kosovën, ngaqe inati ndaj njëri tjetrit (pozita injorante dhe opozita destruktive) i ka kapluar tërë mendjen. Thjesht prisja një vëmendje më të madhe ndaj kësaj gjendje derisa dihen kushtet e sistemit shendetesor në atë vend.
Apel të gjithëve që jeni shëndosh e mirë: uroj që të kalojmë këtë betejë me shëndet të plotë, por kini parasysh se egoizmi mund t’i rrezikoj të moshuarit dhe të sëmurit. Mos e nënvlersoni situatën, kujdes në maksimum!
Nese s’ke donje arsye uegjente (punë, mjek apo diçka të tillë), #rrinshpi!
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











