E-Diaspora
Morina përfaqëson Zvicrën në “Mister World 2016”
Betim Morina është zgjedhur më i bukuri i vitit në garën e “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”, që u mbajt muajin e kaluar në “Theatre Barnabe”, në Lozanë të Zvicrës. Kjo fitore për misterin e parë më prejardhje shqiptare në Zvicër, ia mundësoi që të përfaqëson Zvicrën në “Mister World 2016”.
17 vjeçari Morina tash e sa ditë është duke qëndruar në Britani të Madhe ku është duke u përgatitur për finalen, e cila do të mbahet të martën në mbrëmje.
Në fakt po këtë ditë do të bëhet edhe seleksionimi i garuesve ku dhjetë më të mirët do të vazhdojnë garën e finales.
Shtatlarti shqiptarë në këtë garë do të sfidojë veten në mesin e meshkujve më të bukur të botës.
Hobi i Betimit është futbolli. Një kohë të gjatë ai ishte i angazhuar në disa klube futbollistike për të rinj të Lozanes.
Për pjesëmarrjen e Betimit në këtë kompeticion të bukurisë, kanë shkruar edhe mediat zvicerane.
Betim Morinën mund ta ndihmoni edhe përmes votës suaj në këtë faqe interneti: Votoni
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriBetim Morina
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Më i bukuri i vitit në garën e “Miss & Mister Suisse Francophone 2016”
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












