Shkurt.ch
Mori ndihma sociale dhe punoi në të zezën, ky është dënimi
Shtetasi nga Maqedonia kishte marrë ndihma sociale dhe në të njëjtën kohë kishte punuar, duke marrë pagat në dorë
Kadir B. nga Maqedonia e Veriut për katër vite kishte pranuar ndihma sociale, derisa ishte edhe duke punuar. Mediat zvicerane raportojnë se 54-vjeçari ka përvetësuar 159 mijë franga në mënyrë të paligjshme, përcjell albinfo.ch.
Ai akuzohej nga Gjykata e Bazelit për shkak të për mashtrimit tregtar, punësimit dhe strehimit të të huajve pa leje pune dhe shkelje të ligjit të trafikut.
Ai jo vetëm që kishte mashtruar shteti zviceran, por paraqitej si një xhentëlmen me BMW X6. Shtetasi nga Maqedonia Veriore ka jetuar për katër vite me radhë me ndihmë sociale, duke pranuar 246 726 franga nga enti social i Bazelit. Ai akuzohej se të paktën 159,202 franga i ka pranuar në mënyrë të paligjshme, përcjell tutje albinfo.ch.
Derisa po merrte ndihmë sociale, gjithashtu kishte punuar në një firmë gjipspunuesish në Luzern. Paratë i merrte në dorë, dhe llogaritet se gjatë kësaj periudhe ka përfituar 170 226 franga, duke mos i deklaruar.
Madje, ai nga viti 2018 ishte edhe pronar i një kompania ndërtimi në Bazel, derisa para gjykatës paraqitej si i varfër, i lodhur psikologjikisht dhe i paaftë për të punuar për shkak të problemeve të gjurit. Ai ka thënë se ka gjashtë fëmijë dhe ishte i varur nga ndihma financiare nga miqtë dhe familja.
Prokurori ka kërkuar një burgim të kushtëzuar prej 20 muajsh, të pezulluar në periudhën provuese prej dy vitesh. Megjithatë, mbrojtësi i të akuzuarit, ka kërkuar lirim nga të gjitha akuzat, duke kërkuar dënim për vetëm tetë muaj burg të pakushtëzuar, me një periudhë provuese prej dy vitesh.
Megjithatë, gjykata nuk tregoi lehtësim dhe vendosi ta shpallë fajtor për të gjitha akuzat. Kadir B. i shqiptohet një dënim me burg me kusht prej një viti, me një periudhë provuese prej dy vitesh, për mashtrim të entit të mirëqenies sociale.
Për veprat e tjera ai u dënua me gjobë me kusht me 75 mëditje pune prej 30 frangash, me dy vite periudhë provuese.
Emri i ndryshuar
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










