Gruaja
Monique Schwitter fiton çmimin letrar të Zvicrës
Kosovarja Meral Kureysh ka ndarë çmimin e përbashkët, të dytë, me tre autorët tjerë të nominuar të rrethit të ngushtë
Është ndarë të dielën çmimi vjetor zviceran për librin. Ky çmim, më i larti që jepet në Zvicër për letërsi, i është ndarë autores Monique Schwitter për romanin e saj “Eins im Andern”.
Ndarja e çmimit, që lidhet me një shumë prej 30 mijë frangash, është bërë në një solemnitet në kuadrin e Fesivalit të Librit në Bazel (Buchbasel).
Ky roman, sipas jurisë është një “biografi dashurie, përplot me humor dhe që të bën të mendosh. Përkundër faktit se ka një strukturë të ngurtë – rrëfimtarja bën radhitjen e dashurive të ndryshme të jetës së saj sipas 12 apostujve – romani nuk del i sforcuar”.
Monique Schwitter është e lindur në Cyrih në vitin 1972 dhe prej vitesh jeton në Hamburg, Gjermani. Deri në viin 2010 ka punuar si aktore ndërsa më vonë është përcaktuar për letërsi. Romani saj fitues është i pesti i shkruar nga ajo.
Schwitter ishte nominuar dhe kishte hyrë në listën e ngushtë edhe në garën për çmimin letrar të sivjetëm të Gjermanisë dhe në atë të Austrisë por nuk kishte fituar.
Gara për çmimin e parë të Zvicrës për letërsi ka qenë e fortë, ka deklaruar kryetarja e jurisë, Corina Carduff. Në listën e ngushtë për çmim kanë qenë edhe romani “Elefanten im Garten” i Meral Kureysh (kosovare me gjuhë amtare turqishten), “Verbeugung vor Spiegeln” i Martin R. Dean, “Das primäre Gefühl der Schuldlosigkeit” i Dana Grigorcea dhe “Wie wir älter werden” i Ruth Schweikert.
Nominimi i kosovares Meral Kureysh për çmimin më të lartë letrar të vendit ka qenë një befasi për opinionin e këtushëm letrar për faktin se romani i saj është vepra e parë letrare që ka botuar autorja deri tash. Në një intervistë ekskluzive që ka dhënë për albinfo.ch Kureysh ka thënë se nuk e priste dhe madje as nuk e dëshironte çmimin për të cilin ishte nominuar. Është ende herët për një çmim të tillë, ka thënë veç tjerash ajo.
Të katër autorët e zgjedhjes së ngushtë kanë fituar çmimin e dytë, në vlerë prej 2500 frangash.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025















